Skip to main content

Informacionet

Koronavirusi i ri me pak fjalë

Agjenti infektues

Koronaviruset janë agjentë infektues që vijnë nga kafshët dhe njihen prej një kohë të gjatë. Ata shkaktojnë sëmundje të rrugeve të frymëmarrjes tek njerëzit.

Epidemiologjia

Koronavirusi i ri, i quajtur SARS-CoV-2, është shfaqur në dhjetor 2019 në Kinë. Ai po gjeneron një epidemi globale sepse është shumë ngjitës dhe popullsia nuk ka ende imunitet kundër këtij virusi të ri. Rastet ne Kinë po bëhen të rrallë, ndërkohë që numri i tyre po shtohet në menyrë të konsiderushme në Europë.

Transmisioni

Koronavirusi i ri transmetohet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë dhe të zgjatur, domethënë nëse qëndroni në një distance nën 2 metrave nga një person i sëmurë për të paktën 15 minuta. Virusi përhapet nga pikat e pështymës se një personi të sëmurë që kollitet ose teshtit, ose lihet në sipërfaqe që preken menjëherë më pas. Ai nuk transmetohet pa kontakt të drejtpërdrejtë me pikëzat e pështymes sepse nuk qëndron pezull në ajër.

Inkubacioni

Koha midis infektimit dhe simptomave të para është zakonisht pesë ditë, deri në 14 ditë. Kur një person ka një infeksion viral të rrugëve te frymëmarjes (kollë, ethe), ka mundësi që të jetë më ngjitësit në kohën kur simptomat janë më të forta. Ka mundësi që të jetë ngjitës edhe para shfaqjes së simptomave.

Shfaqja e semundjes

Sëmundja, e quajtur COVID-19, në shumicën e rasteve manifestohet si një grip (temperature e larte ose kollë) që zgjat nga disa ditë deri në 2 ose 3 javë. Sëmundja është në pergjithësi e lehtë tek njerëzit e rinj dhe të shëndetshëm, veçanërisht tek fëmijët, por ndonjëherë mund të jetë e rëndë tek personat e moshuar ose tek ata me sëmundje kronike. Aktualisht, mendohet të jetë rreth 10 herë më vdekjeprurës sesa gripi sezonal.

Popullata në rrezik

Njerëzit mbi moshën 65 vjeç, njerëzit që vuajne nga një sëmundje kronike të tilla si diabeti, presioni i lartë i gjakut, ose nga një sëmundje e zemrës ose e rrugëve të frymëmarrjes janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar një ndërlikim të rënde që mund të çojë në vdekje. Astma alergjike e stabilizuar nuk konsiderohet një faktor rreziku.

Gratë shtatzëna nuk bëjnë pjesë në e grupin e personave në rrezik, por parimi i kujdesit dikton që ato të ndjekin masat parandaluese në mënyrë rigoroze.

Fëmijët

Fëmijët kanë të njëjtin rrezik të infektohen me koronavirusin e ri si të rriturit. Sidoqoftë, ata kanë simptoma më të lehta (kollë apo temperaturë) sesa të rriturit, ose nuk kanë fare simptoma, por ende mund të transmetojnë virusin, edhe si bartës të shëndetshëm. Eshtë për këtë arsye që autoritetet tona kanë vendosur të mbyllin shkollat.

Diagnoza

Aktualisht, vetëm testët molekulare me shtupë nazofaringeale janë te njohura per diagnostifikimin e COVID-19. Teste tjera po paraqiten.
Testet serologjike për shembull mundësojnë detektimin e përgjigjes së organizmit me antitrupa kundër infekcionit. Serologjija mund të jetë e dobishme për te vlerësuar shkallën e imunitetit në popullësinë, për të vendosur tërhekjen e masave të karantinës ndaj personave që kan qenë te infektume. Megjithëse, performancat e këtyre testeve nuk janë deri tash të njohura. Shumë studime akoma janë të nevojshme për të përdorur këto teste ne shkall të gjërë.

Trajtimi

Nuk ka asnjë trajtim të rekomanduar për Covid-19. Dy studime klinike sugjerojnë që klorokina mund të zvogëlojë ekskretimin e virusit përmes hundës, rrezikun e komplikimeve dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital. Antiviralët si remdesivir ose lopinavir / ritonavir janë nën studim dhe rezultatet duhet të jenë në dispozicion së shpejti.

Parandalimi

Nëse rekomandimet zyrtare të higjienës ndiqen në mënyrë korrekte, rreziku i kapjes së virusit ulet shumë. Prandaj duhet të qëndroni në një distance më shumë se 2 metra nga kushdo, sa më shumë që të jetë edhe në shtëpi, dhe të lani duart përpara e pasi të keni prekur fytyrën ose të keni prekur objektet e përdorura nga shumë njerëz. Nuk ka mënyra të tjera efikase për të mbrojtur veten përveç masave të higjenës dhe të distancimit social (qofshin ato bimë ose ilaçe).

Personat që gëzojnë shëndet të mirë nuk duhet të perdorin maska higjene ( ose maska kirurgjikale) në publik. Ato nuk mbrojnë në mënyrë efikase një person të shëndetshëm kundër infeksionit sepse pikëza pështyme ende mund të depozitohen në pjesën tjetër të fytyrës dhe në duart që prekin maskën. Përdorimi i maskës mund të japi një ndjenjë të gabuar sigurije.

Mjeti Coronacheck

I krijuar në Mars 2020, Coronacheck është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të ekspertëve te Poliklinikës së Mjekësisë Tropikale, Udhëtimit dhe Vaksinimit dhe inxhinierëve të ekipit te informatikës i Unisanté. Falë përvojës së tyre të gjatë në zhvillimin e algoritmeve për të ndihmuar vendimin klinik, këta ekspertë në sëmundjet infektive, mjekësinë e përgjithshme, shëndetin publik dhe informatikë mundën të konceptojnë një mjet dixhital referimi që lejon popullsinë dhe profesionistët e shëndetit të kenë, me disa klikime, rekomandime specifike për situatën e tyre dhe për t'i orientuar. Algoritmi i Coronacheck përdor rekomandimet zyrtare të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (faqja internet), si dhe literaturën shkencore dhe njohuritë mjekësore aktuale.

Unisanté, një qendër pioniere në shëndetin dixhital

Coronacheck përfshihet në zhvillimin e algoritmeve që ndihmojnë në vendimet klinike dhe mjeteve të tjera të shëndetit dixhital, në të cilat Unisanté është një pionier. Puna që Unisanté ka kryer për 15 vitet e fundit në kujdesin parësor shëndetësor, i ka mundësuar asaj që të krijojë mjete efektive për menaxhimin klinik, duke promovuar një shendetësi moderne dhe të personalizuar.

Përkthimi në dhjetë gjuhë i faqes Coronacheck u bë i mundur falë punës vullnetare të studentëve në fushën shëndetësore të shoqatës METIS dhe ndihmës së mjekëve të Unisanté dhe CHUV.

Koncepti që qëndron mbrapa coronacheck

Algoritmi ynë eshte nje adaptim i rekomandimeve zyrëtare te Zyrës Federale të Shëndetit Publik. Koncepti që qëndron mbrapa mjetit tonë mund de konsultohet lirshëm duke ndjekur këte lidhje.